Rikthehen zërat e merkatos për të ardhmen e Samir Handanoviç. Portieri i Interit prej kohësh kërkohet nga disa klube të Premier League, me Manchester City dhe Liverpool në krye të listës. Megjithatë në këtë garë nuk përjashtohet as Manchester United, që me largimin e mundshëm të David de Gea drejt Realit të Madridit, mund të rivalizojë Citizens dhe “The Reds” për shërbimet e gardianit zikaltër. Klubi italian i ka rezistuar prej kohësh ofertave për sllovenin, megjithatë vështirë se mund ta mbajnë 32-vjeçarin edhe pas merkatos së verës.
Kryesore
Continue to the categoryFestivali i arkitekturës/ Musai: Akt i mirëfilltë teatral. Po përdoret për...
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...