City eliminon West Ham me goleadë

Manchester City kaloi pa probleme në 1/32 e FA Cup, pasi mundi 5-0 West Hamin brenda në Londër, pas një ndeshje ku rezultati flet qartë për atë që u pa në fushën e lojës. Skuadra e Guardiolës të vetmen vështirësi e pati në zhbllokimin e sfidës, pasi goli i parë erdhi në të 33-ën me Yaya Toure që shënoi nga pika e bardhë.
Nga ky çast u duk sipër West Ham u hap kutia e Pandorës, me Cityn që para pushimit gjeti dhe dy herë të tjera golin falë një dhurate të Nordveit dhe finalizimit të David Silvës.
Në pjesën e dytë në shifrat 0-3 West Ham nuk kishte çtë kërkonte shumë me Cityn që vazhdoi të thellonte më tej rezultatin me Agueron, që shënoi dhe golin e 0-4 në të 50-ën.
Për të kompletuar goleadën duhej dhe një gol teknologjik, si ai i Stones në të 84-ën që finalizoi dhe golin e pestë.

Exit mobile version