Manchester City kualifikohet për në çerekfinalet e Champions League pasi ka eliminuar Basel me rezultatin e përgjithshëm 5-2. Pavarësisht nga humbja 2-1, në mbrëmjen e “Etihad”, të besuarit e Guardiola vazhdojnë më tej në sajë të fitores 4-0 në ndeshjen e parë të luajtur në Zvicër. Manchester City shënoi i pari pas tetë minutash lojë me anë të Gabriel Jesus, pas pasimit të Bernardo Silva. Ky ishte goli i parë për brazilianin në 13 ndeshjet e fundit. Për herë të fundit ai kishte tundur rrjetën në muajin nëntor. Guardiola la pushim disa titullarë dhe kjo i dha mundësinë e aktivizimit Phil Foden, i cili me 17 vjeç e 282 ditë bëhet futbollisti më i ri anglez që ka luajtur në një ndeshje me eliminim direkt në Champions League. Gjithsesi, kur u mbush çerekore lojë Mohamed Elyounoussi vuri baraspeshën për miqtë nga Zvicra. Në pjesën e dytë, Basel u largua me kokën lart nga ky edicion i Champions League duke gjetur edhe golin e fitores me anë të Michael Lang.
Kryesore
Continue to the categoryBuxheti i 12-të dhe dallaveret e Edi Ramës
Nga Gentian Gaba
Buxheti i 12-të i dalë nga kuzhina e Edi Ramës, parashikon rritje minimale për pensione. Ka bërë rrush & kumbulla miliona euro...