Ish-kreu i grupit parlament te Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas dhunës së ushtruar nga policia ndaj banorve të Unazës së Re.
Postimi i tij i plotë
Maskarenjtë e policisë ndalojnë dhe dhunojnë poshtërsisht banorët e Astirit, ndalojnë Klevis Balliun dhe mbrojnë hajdutet dhe kriminelët e qeverisë, që vodhën 40 milion euro tek projekti i Astirit.
Gjakosin qytetarët e ndershëm, që mbrojnë pronën e tyre, djersën dhe gjakun e tyre nga faqezinjtë e qeverisë të kapur në flagrancë duke vjedhur paratë e shtetit.
Civilët brenda policisë që dhunojnë qytetarët janë identifikuar dhe do të përgjigjen deri në një, ata vetë përsonalisht dhe ata që i komandojnë.
Policia perfundimisht armike e qytetareve dhe mbrojtese e kusareve.