Nga projekt rindërtimi, Rama do ta kthejë në projekt të një megavjedhje të madhe faturën e dëmeve të tërmetit.
Megjithëse nuk ka asnjë konstatim zyrtar të dëmeve të tërmetit, Rama ka habitur ministrin e Jashtëm italian me shifrën që ka shpalosur në Itali, sipas të cilit dëmet e tërmetit arrijnë në 1 miliardë euro, shifër që ka shtangur edhe ministrin italian.
Kryeministri Rama pas vizitës në Ukrainë, ka shkuar në Itali për të takuar ministrin e jashtëm italian. Menjëherë sapo Di Maio e pret e pyet se si po shkon rikonstruksioni në Shqipëri i banesave të dëmtuara nga tërmeti .
Rama shprehet se raporti i plotë i dëmeve do të jetë gati për disa ditë por deri tani fatura është llogaritur të jetë rreth 1 miliardë euro.
Di Maio habitet nga shifra por shprehet se ka besim tek Konferenca e Donatorëve e organizuar nga BE më 17 shkurt në Bruksel se do të gjendet një zgjidhje aty.
PJESA NGA BISEDA RAMA- DI MAIO
Di Maio: Si po shkon puna me rikonstruksionin në Shqipëri?
Rama: Për disa ditë do të kemi raportin e dëmeve nga tërmeti por finalisht fatura përllogaritet të jetë rreth 1 miliard dollarë
Di Maio: 1 miliardë? Kam besim se në Konferencën e Donatorëve do të gjendet një zgjidhje