Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa shkruan në një postim në Facebook se, kreu i Bashkisë së Tiranës, Veliaj po i përdor fëmijët për motive politike dhe për përfitime personale. Zhupa shprehet se, kjo është shkelje flagrante e ligjit, ku shkolla përcaktohet si një institucion i depolitizuar.
“Të çosh fëmijët në shkollë dhe të mësojnë për “arritjet” e Veliajt, kjo është çmenduri! Arritjet e partisë dhe shokut Enver mësoheshin me zell në shkollat shqiptare gjatë komunizmit”, shkruan Zhupa.
Postimi i plotë i zëdhënëses së PD, Ina Zhupa
Shkelje flagrante e ligjit, ku shkolla percaktohet si nje institucion i depolitizuar. Keq perdorimi i imazhit te femijeve pa konsensusit e prinderve per motive politike dhe per perfitime personale te Veliajt. Manipulim propagandistik i femijeve, ende te paformuar per te gjykuar politikisht, duke i indoktrinuar me mesazhe te shpendara nga mesuesit e tyre, qe per ta jane figura edukative. (mesuesja edhe pozon ne foto me letren e Veliajt).
Te çosh femijet ne shkolle dhe te mesojne per “arritjet” e Veliajt, kjo eshte çmenduri! Arritjet e partise dhe shokut Enver mesoheshin me zell ne shkollat shqiptare gjate komunizmit. Te degradosh ne kete pike ne vitin 2019, eshte dite e zeze per edukimin dhe per demokracine.