Çmenduri tjetër kriminale në Vlorë!

Reagimi i Degës së PD Vlorë

Komiku i Bashkisë tok me të ngjashmit e tij i kanë hyrë një aventure tjetër të çmendur në Vlorë.

Bëhet fjalë për projektin e Rikonstruksionit të rrugës Uji i Ftohtë – Orikum.

Dritan Leli me hir e me pahir nga lart, po planifikon e po udhëheq, fshehur, në shkelje të ligjit, një projekt që do të rrënojë objektet e ndërtuara nga banorët e Dukatit, të Tragjasit e Rradhimës.

Pas shkatërrimit, do të kryhet tjetërsimi i pronësisë dhe dëbimi i pronarëve të ligjshëm.

Ky projekt, për mënyrën e zbatimit e për qëllimet e tij të vërteta, shënon një veprim në kufijtë e barbarisë e të genocidit për dhjetëra e dhjetëra familje vlonjate.

Grykësia e shpirtprishurve të Rilindjes i bie ndesh çdo norme ligjore, morale e njerëzore.

A është e mundur të miratohet zbatimi i këtij projekti me ndikim të madh në jetën e në ekonominë e banorëve të zonës, pa u këshilluar me ta, pa u pajtuar me interesat e tyre, pa menduar për fatin e fëmijëve, të moshuarve, të të rinjve, fati i të cilëve varet kryekëput në ato prona?

Ndërkohë dihet se ç’do të ndodhë pas dëbimit të pronarëve.

Çdo pëllëmbë tokë e rrëmbyer do t’u vihet në shërbim anëtarëve të bandës që kontrollon Rilindjen, për të ndërtuar oazet e mafies, që pastron aty paratë e krimit.

Kjo është e pashembullt!

Vetëm një kllapi diktature e mafies mund të prodhojë një masakër të tillë, pa u matur dy herë.

Partia Demokratike Vlorë dënon prerë këtë krim në dëm të jetës e pasurisë së qytetarëve vlonjatë!

Në çdo rrethanë, autorët e përgjegjësit do të vuajnë pasojat e paligjshmërisë së veprimeve të tyre!

Asgjë e askush nuk do t’i shpëtojë autorët e përgjegjësit e këtij akti të jashtëzakonshëm e çnjerëzor nga ndëshkimi e përbuzja e qytetarëve vlonjatë!

Exit mobile version