Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba ka bërë një deklarate prej bibe të vërettë gjatë një debate në televizonin Top-Channel. Ai deklaroi se pas djegies së mandateve të PD-së, të gjitha mandatet do ti marrë PS. Kjo do të nënkupton se Parlamenti pa PD, sipas Nënkryetarit të KQZ-së do të mbushet me 140 deputetë të PS. Kjo është një deklaratë skandaloze që nuk ka të bëjë fare me një institucion si KQZ dhe as me interpretimin e ligjit. Kemi të bëjmë me një deklaratë politike të Bibës sipas të cilit ai kërkon një Parlament sin ë kohën e Enverit me 100% deputetë të partisë-shtet. Kushtetua është e qartë se këto mandate janë të opozitës dhe askush nuk mund ti marrë ato ndërsa vetë forca politike ka vendosur ti djegë ato.
Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba ishte i ftuar në emisionin Top Shoë në Top Channel, për të folur mbi debatin e ditëve të fundit, në lidhje me vendimin e opozitës për të dorëzuar mandatet.
Biba shpjegoi për të ftuarit, por edhe për publikun, se si mund të procedohet me “djegien” e mandatit dhe kush duhet t’i marrë këto mandate, pasi të jenë refuzuar nga mbajtësit e tyre.
“Sipas ligjit, deputetët duhet të shkojnë në parlament dhe të dorëzojnë kërkesën për heqjen dorë nga mandati. Më pas është parlamenti që shpall vakancën dhe KQZ-ja merr në shqyrtim rastin, për të mandatuar deputetin pasardhës në listë. Nëse të gjithë që vijnë më pas, refuzojnë mandatin, kalohet te listat e partive të koalicionit dhe më pas te lista e partisë me herësin më të madh, që në rastin konkret është Partia Socialiste”, tha Biba.
Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shprehu qëndrimin e tij kundër “djegies” së mandateve, ndërsa theksoi se Kodi Zgjedhor në Shqipëri garanton votim të lirë dhe të ndershëm.
“Ne prej vitesh kemi vendosur që pushtetin ta ndajmë me zgjedhje, ndaj nuk shoh “djegien” e mandatit si mënyrë për të provokuar ndryshim pushteti. Parlamenti nuk është strehë e mazhorancës, por është foltorja e opozitës për denoncimet e saj. Sa i përket Kodit zgjedhor që kemi, ai garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çdo rresht i raportit të OSBE- ODHIR përmend këtë term”, tha Biba.