Çmenduria në Korenë e Veriut, ja çfarë detyrohen parashkollorët të bëjnë për Kim Jong Un 90 minuta në ditë

Me nisjen e vitit të ri shkollor, Koreja e Veriut ka paraqitur edhe një mënyrë të re mësimi.
Fëmijët parashkollorë duhet të kalojnë 90 minuta në ditë për të mësuar rreth udhëheqësit të vendit, Kim Jong Un.

Metoda e re e të mësuarit është vendosur nga Kim Yo Jong, motra e Kim Jong Un. Kjo ka për qëllim “kultivimin e besnikërisë dhe besimit ndaj udhëheqjes së Koresë së Veriut”.

Më parë, fëmijëve parashkollorë u duhej të mësonin vetëm 30 minuta mbi Kim Jong Un.

Sipas kurrikulës së re, parashkollorëve u thuhet se kur Kim Jong Un ishte vetëm pesë vjeç, ai ishte një fëmijë i ndritshëm që “hipi në një jaht, bëri praktikë dhe i pëlqente të lexonte”.

Motra e Kim Jong Un, Kim Yo Jong është bërë e dyta në komandë “de facto” në Korenë e Veriut, ka thënë agjencia e inteligjencës e Koresë së Jugut.

Artikulli paraprakOpozita e Bashkuar konfirmon pjesëmarrjen nesër në mbledhjen e Këshillit Politik, letra dërguar Gjiknurit
Artikulli tjetërBasha: Vetëm një stoli e një ministri të qeverisë do të mund t’i paguante rrogat e 1 muaji për naftëtarët