Çmimet e transportit, rritje të ndjeshme brenda dy muajve

Çmimet e shërbimeve të transportit që lidhen me pagesat që bëjnë qytetarët për udhëtimet e tyre shihet se kanë pësuar një rritje të ndjeshme në dy muajt. Nga një rënie sistematike gati prej një viti papritur çmimet e biletave të udhëtimit në muajin korrik dhe gusht kanë pësuar rritje vjetore  respektivisht me 7.8 dhe 10 për qind, sipas INSTAT. Teksa shërbimet e transportit kane pësuar një rritje të befte çmimet për blerjen dhe riparimin e automjeteve të pësojnë një rënie të ndjeshme, raporton INSTAT.
Burimet nga tregu pohojnë se shtrenjtimi i çmimeve të biletave të udhëtimit lidhet me përqendrimin e linjave të udhëtimit në disa njësi. Gjithashtu autoritet policore në vend të koordinuara me Drejtorinë e Përgjithshme të tatimeve këtë vit po ushtrojnë një kontroll të fortë mbi linjat e transportit të furgonëve për shkak të informalitetit të lartë në sektor.
Që nga 1 janari i vitit që vjen, transporti nga një qytet në tjetrin do të bëhet vetëm me autobus dhe me orare të përcaktuara paraprakisht. Për Linjat e rregullta ndërqytetëse do të certifikohen vetëm mjetet e konstruktuara për transportin e udhëtarëve me më shumë se 19 vende, përfshirë edhe ndenjësen e drejtuesit të mjetit dhe certifikata e operimit për transportin e udhëtarëve lëshohet dhe rinovohet me afat deri në 5 vjet.
Një udhëzim i Ministrisë së Transportohet që do të jetësohet më 1 janar të vitit që vjen përcakton se numri i linjave të transportit ndërqytetës nga 588 që janë aktualisht do të reduktohet në 326 linja. Me rregullat e reja, 262 itinerare nuk do të funksionojnë më, teksa transporti ndërqytetës do të kryhet vetëm me autobusë. Më herët, Ministria e Transportit i ka lajmëruar operatorët aktualë që të bashkohen në shoqëri në mënyrë që të licencohen pa ju nënshtruar konkurrimit. E domosdoshme është gjithashtu që shoqëritë që do të licencohen, të rinovojnë 20% të flotës së tyre të autobusëve gjatë vitit të parë licencës, edhe gjatë 2017.

Artikulli paraprakTjetër koncesion për Beson, pas ARMO-s, merr edhe vendburimin e gazit në Delvinë
Artikulli tjetërKëshilli i Investimeve: Të zbatohet ligji për konsultimin publik