Një qytetar ka denoncuar te ish-kryeministri Berisha, situatën skandaloze në bizneset që operojnë në plazhin e Dhërmiut. Sipas qytetarit, çmimet aty janë 3 herë më të larta se në vendet e tjera, ndërsa asnjë biznes nuk ofron kupon tatimor.
“Pushuesi dixhital denoncon: Absurditetin e çmimeve në Dhërmi në këtë sezon turistik. Lexoni mesazhin e tij”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.
“Dhërmi, ky katund me kaq shumë pretendime duhet refuzuar në mënyrë kategorike ose shteti duhet të luaj rolin e tij në këtë katrahurë çmimesh dhe ku të gjithë e kanë tangërllëkun që të mos të të begenisin fare me kupon tatimor. Kjo industri duhet sabotuar në mënyrë urgjente për t’i dhënë fund çdo lloj abuzimi që bëhet me qytetarët.
Çdo artikull është me 3-fishin e çmimit normal. E tmerrshme, ku në pikun e sezonit nuk sheh asnjë makinë apo agjent terreni të tatimeve. Kohë absurde, ku për show mediatik tërhiqen zvarrë plaka e pleq që shesin domate në rrugë e nuk len televizione pa thirrur, ndërkohë që këtej bëhet kërdia”, shkruan qytetari.