Çmimet në Tiranë nuk ulen me lotë krokodili. Kandidatja e Tiranës Taulanda Jupi i përgjigjet me video socialistit Erion Braçe

Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Taulanda Jupi ka reaguar ndaj socialistit Erion Braçe. Një ditë më parë Braçe postoi një video në profilin e tij në Facebook ku shprehte shqetësim për shtrenjtimin e jetës në Tiranë.

Në videon e saj, Jupi e konsideron postimin e Braçes një akt hipokrit, sepse vjen nga një nga dikush që ka shërbyer si zv.Kryeministër një qeverie që e ka bërë jetesën të papërballueshme.

Jupi që kandidon në listat e hapura të Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, i kujtoi deputetit Braçe se çmimet nuk janë të shtrenjta vetëm kur ai mbetet në listën e hapur, por të tilla kanë qenë gjatë 12 viteve të qeverisjes së Edi Ramës.

Artikulli paraprakKy shtet i vret njerëzit edhe kur nuk mungojnë paratë
Artikulli tjetërGjykata e Bosnjës kërkon që INTERPOL-i të lëshojë fletarresti për Dodik