Çmimi i naftës në bursë ulet për të pestin muaj radhazi, por jo në Shqipëri

Çmimi i naftës në bursa pësuan një rënie tjetër duke shënuar nivelin më të ulët të “arit të zi”, në 5 muajt e fundit.

Sipas ekspertëve, ishte dita e katër radhazi e rënies së çmimeve pavarësisht se OPEC+ ka njoftuar për shkurtime vullnetare të prodhimit të karburantit.

Shkak për këtë rënie mendohet të jetë forcimi i dollarit si dhe rënia e kërkesës për naftë, pasi pjesa më e madhe e botës po sheh mënyra alternative për ta zëvendësuar.

Zëri i Amerikës raporton se kontratat për të ardhmen për një fuçi nafte të papërpunuar në tregun që njihet “Brent” ranë në 77 dollarë e 22 centë. Ndërsa tregu “U.S. Ëest Texas Intermediate” u mbyll të martën me 72 dollarë e 32 cent për një fuçi nafte të papërpunuar. Ky ishte çmimi më i ulët për të dy standardet e naftës së papërpunuar që nga 6 korriku.

Rënia e çmimit erdhi pavarësisht komenteve nga zëvendëskryeministri rus Alexander Novak, se OPEC + është i gatshëm të rrisë shkurtimet e prodhimit të naftës në tremujorin e parë të vitit 2024 për të eliminuar “spekulimet dhe paqëndrueshmërinë” nëse veprimet ekzistuese për të ulur prodhimin nuk do të ishin të mjaftueshme.

Pavarësisht uljes në bursë, në vendin tonë nuk reflektohet kjo ulje, përkundrazi.

Artikulli paraprakBasha interlekutor i vetëm i opozitës me SHBA-në!
Artikulli tjetërBasha takon në SHBA, Presidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Daniel Twining: Korrupsioni dhe emigrimi i të rinjëve probleme të vendit. Mbështesim SPAK në luftën antikorrupsion