Nga Zef Ndreka
Mjeshtrat amerikane përmes investimeve të tyre shumë vjeçare në sistemin e drejtësisë shqiptare, përmes SPAK-ut, ndërtuan mekanizmin e drejtë e të saktë për të çmontuar elementet e trëkëndëshit famëkeq të Bermudës shqiptare.
Brinjët e këtij trëkëndëshi, Berisha tashmë nën akuzë, Metaj “i arratisur” e kanë lënë vetëm Ramën, brinjën e tretë.
Çdo të bëjë Rama pa to?!
Këto hajdutë që mbajtën peng për 32 vite shqiptarët dhe Shqipërinë në rrugën e saj drejt demokracisë, janë të pa shpresë. Dëmet që i kanë bërë vëndit janë të pallogaritshëm. Me radhë dhe të “liçensuar” nga njëri tjetri i kanë “mjelur” deri në pikën e fundit pasuritë publike, pasuritë kombëtare, e kanë mbajtur enkas popullin të varfër për ta nënshtruar lehtësisht.
Këto politikanë ordinerë, hajdutë të pa ngopur e kanë përcaktuar vetë fatin e tyre.
Me veprimet e fundit, kur shqiptarët shohin disa ledha të Foltorës e të Berishës që bëjnë thirrje për të rrokur armët për revolucion, kur shohin Berishë mjeranin në atë gjendje depresive tërësisht të shkatërruar, me një ish tjetër Kryeministër e ish president Metaj që çan ferrën i trembur nga drejtësia, për vjedhjet që kanë bërë në këtë vend, mund të themi se SPAK-u po e fiton betejën.
Dhe nuk kishte dyshim, pavarësisht hapave të matur e të ngadaltë. “Gijotinës” tashmë nuk i shpëtojnë dot.
Trëkëndëshit u çmontua. Berisha dhe Metaj janë të parët që do të ribashkohen në Reç.
Po Rama?!