CNN: Fëmijët në Gaza po vdesin nga uria në krahët e prindërve të tyre

Lufta e Izraelit në Gaza ka varfëruar sistemin shëndetësor të territorit, duke bërë që stafi mjekësor të jetë i pafuqishëm për të trajtuar fëmijët e kequshqyer.

Ndërsa Izraeli vazhdon rrethimin e tij në Gaza, duke penguar grupet e ndihmës që të marrin ushqim të mjaftueshëm, prindërit thonë për CNN se nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të shikojnë fëmijët e tyre të vdesin nga uria në krahët e tyre.

Pas më shumë se 8 muajsh bombardime, infrastruktura është copëtuar, komunitetet janë zhdukur dhe janë shkatërruar lagje të tëra. Sistemet e kanalizimeve janë shkatërruar rëndë dhe sipas OKB-së, kanë reduktuar ndjeshëm ujin e pastër.

Një raport i publikuar nga Klasifikimi i Sigurisë Ushqimore të Integruar (IPC), i cili vlerëson pasigurinë ushqimore globale dhe kequshqyerjen, paralajmëroi se pothuajse e gjithë Gaza do të përballet me urinë brenda tre muajve të ardhshëm.

Agjencia e ushqimit e OKB-së paralajmëroi më herët se Gaza jugore mund të shohë së shpejti të njëjtat nivele katastrofike të urisë të regjistruara më parë në veri, ku Izraeli përqendroi ofensivën e tij ushtarake në ditët e para të luftës.

Autoritetet palestineze kanë deklaruar së fundmi se të paktën 34 fëmijë kanë ndërruar jetë si pasojë e kequshqyerjes në Gaza. Numri i vërtetë mund të jetë më i lartë, pasi aksesi i kufizuar në Gaza ka penguar përpjekjet e agjencive të ndihmës për të vlerësuar plotësisht krizën atje. Në fillim të muajit Qershor, OKB tha se më shumë se 50 mijë fëmijë kërkojnë trajtim urgjent për kequshyerjen.

Exit mobile version