Çollaku: Rreshtimin krah një ‘ushtari të Verio Epirit’ vetëm për inat të Ramës, është naiv!

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Collaku ka reaguar lidhur me çështjen “Beleri” dhe mbëshetjen që po i jep e djathta.

Ai shkruan në një postim në Facebook, se të rreshtohesh krah një “ushtari të Veiro Epirit” dhe duartrokitjet entuziaste ndaj deklaratave bullizuese të liderve të vendeve fqinj ndaj rendit kushtetues në Shqipëri, vetëm për inat të Edi Ramës është naive.

Çollaku shton se dëmi që po i bëhet Ramës është fare minor, në raport me dëmin që po i bëhet vendit.

”Rreshtimi ne krah te nje “ushtari te Vorio Epirit”,duartrokitjet entuziaste deklaratave bullizuese te liderve te vendeve fqinj ndaj rendit kushtetues ne Shqiperi..,vetem per inat te Ed Rames,eshte Naiv.

Demi qe i behet Rames eshte fare minor,ne raport me demin qe i behet vendit,interesave shqiptare dhe te djathtes e opozites duke e futur nen sqetullen vorioepirizmit !!!”, shkruan deputeti i PD.

Exit mobile version