Conte feston rikthimin e Moratas me gol

Antonio Conte tashmë është projektuar drejt merkatos së janarit duke lënë të kuptohet se do t’i pëlqente ndonjë përforcim i Chelseat së tij. “Do të flas me drejtuesit e klubit për të tentuar të gjejmë zgjidhjen më të mirë për skuadrën dhe nëse do të ekzistojë mundësia për të përmirësuar kontigjentin në aspektin numerik, mirë. Por jam i kënaqur me futbollistët që kam dhe jam gati të vazhdoj me ata. Po tregojnë angazhim të madh dhe përkushtim të madh. Pastaj nëse ekziston mundësia për të përmirësuar skuadrën, mendoj se klubi do të provojë”, deklaroi Conte.
Chelsea i Contes fitoi dje me rezultatin 2-0 ndaj Brighton & Hove Albion, për të vijuar rekordin e rezultateve pozitive, i ndihmuar edhe nga rikthimi i sulmuesit Alvaro Morata nga skualifikimi i vuajtur në fundjavë, për shkak të kartonit të pestë të verdhë, të marrë për shkak të festimit të golit të mëparshëm. “Ishte një humbje e madhe për ne. Për të qenë të sinqertë, në atë moment po festonim dhe nuk e pashë se çfarë ndodhi, e dija që do të festonte në atë mënyrë. Nëse arbitri vërtet e ndëshkoi sepse ai futi topin nën bluzë, atëherë është një mëkat, thjesht po tregonte gëzimin e tij”, deklaroi Conte, i cili tashmë i gëzohet rikthimit të sulmuesit spanjoll që feston shtatzëninë e bashkëshortes së tij me fëmijën e parë.

Exit mobile version