Conte kërkon Moratën te Chelsea

34 ndeshje të luajtura dhe 13 gola të realizuar në të gjithë kompeticionet janë këto statistikat e Alvaro Moratës në këtë sezon me Realin e Madridit. Los Blancos vendosën ta rikthenin në skuadër sulmuesin verën e kaluar pas eksperiencës 2-vjeçare që pati Morata me shpresën se ai do të mbante peshën e sulmit te skuadra madrilene. Por Morata nuk ka bindur as trajnerin Zidane dhe as drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij dhe gjasat janë që pas vetëm 1 sezoni, 24-vjeçari të largohet sërish nga “Santiago Bernabeu”.
Në muajt e fundit, spanjolli ka humbur shumë terren në hierarkinë e trajnerit francez, i cili i ka dhënë shumë pak minuta me Zidane që aktivizon si titullar, bashkëkombasin e tij Karim Benzema. Kjo është një nga arsyet kryesore që Morata ka filluar ta mendojë seriozisht largimin nga Los Blancos pasi nuk është më aq i lumtur sa në fillim te Reali. Për sulmuesin e La Rojas interesohet Chelsea me trajnerin e Bluve të Londrës, Antonio Conte që e pëlqen së tepërmi sulmuesin dhe është gati t’i bëjë një ofertë klubit merengues për të marrë shërbimet e Moratës.

Artikulli paraprakTë gjithë të “çmendur” pas Mbappe
Artikulli tjetërSarri fitoi çmimin “Pankina e Artë” 2016