Antonio Conte e ka mbrojtur vendimin e tij për të mos e nisur ndeshjen me një qendërsulmues të deklaruar kundër Barcelonës, duke thënë se ndryshimi i modulit të lojës së skuadrës së tij do të ishte një vetëvrasje. Eden Hazard luajti si një “numër 9 fals” me Willian dhe Pedro në krahët e tij, gjatë barazimit 1-1 që “blutë” arritën në ndeshjen e parë për 1/8-t e finaleve në Champions League. Pati disa pyetje përse Conte nuk i besoi Alvaro Morata ose Olivier Giroud që nga minuta e parë, por italiani mendon se zgjedhja e tij u justifikua me atë që u pa në fushën e lojës. Chelsea luajti me vendosjen 3-4-3 kundër kryesuesve të La Liga dhe Morata u aktivizua vetëm në shtatë minutat e fundit në vend të Pedro. “Ky barazim ishte disi i trishtë, sepse kur luan ndaj një skuadre si Barcelona duhet të bësh ndeshjen perfekte për të fituar. Ne e bëmë deri në momentin që pësuam gol, si pasojë e një gabimi tonin, ku Barcelona nuk fali. Bëmë mirë 9/10 e lojës, por jo gjithçka prandaj na duhet një arritje e madhe në “Camp Nou”. Nëse do të kishim luajti me Morata dhe Hazard nga minuta e parë, pa William apo Pedro do të ishte një vetëvrasje, sepse do të humbisnim ekuilibrin që e patëm gjithë kohës”.
Kryesore
Continue to the categoryBudallenjë, Servilë dhe Epshndjellëse
Nga Namir Lapardhaja
Dy prej kategorive kryesore që i vjen më për shtat çdo pushteti për të përdorur, janë budallenjtë dhe servilët.
Të parët nuk e...