Kohët e fundit Italia është duke u përballur me një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus duke bërë që kryeministri Conte të paralajmëroi për masa të reja strikte.
Teksa ka folur nga foltorja e Kuvendit, Conte ka theksuar se pasi kanë marrë të dhënat mbi treguesit e infektimit nga koronavirusi të premten e javës së shkuar kanë bërë një plan masash, i cili do të fillojë të implementohet duke filluar nga e mërkura.
Conte tha se nuk bëhet fjalë për një mbyllje të plotë si ajo e marsit, por se do të aplikohen masat e nivelit të rrezikut. Ky nivel parashikon kufizim të orareve të lëvizjes, mbyllje të shkollave dhe institucioneve publike, etj.
LEXO EDHE: Situatë dramatike në Itali/ 475 të vdekur brenda 24 orëve, mbi 35 mijë të infektuar
Gjithashtu kryeministri italian tha se masat do të aplikohen sipas rasteve dhe infektimit sipas zonave