Coronavirusi/ Presidenca ngre Task – Forcë, ja dy numrat e telefonit në dispozicion të qytetarëve

Presidenti i vendit ka vendosur të ngrejë një Task-Forcë në institucoinon që drejton, me qëllim përballimin e situatës së krijuar me coronavirusin. Zëdhënësi i presidencës, Tedi Blushi njofton përmes një statusi në Facebook, se në dispozicion të qytetarëve janë vënë edhe dy numra telefoni.

Postimi i plotë

Në kuadër të përballimit dhe tejkalimit me pasoja sa më të lehta të pandemisë së coronavirusit që ka prekur vendin tonë, duke patur prioritet absolut shëndetin e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, në institucionin e Presidentit të Republikës është ngritur një Task Force, nën drejtimin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare z.Bahri Shaqiri, me qëllim:

Bashkërendimin me të gjitha strukturat shtetërore;

Monitorimin në terren, nxitjen dhe marrjen e të gjithë masave institucionale për përballimin e kësaj pandemie;

Aktivizimin dhe afrimin e të gjitha mundësive, kapaciteteve dhe forcave të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, shumë të nevojshme.

Ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë shqetësime, nuk marrin trajtimin e duhur mjekësor, nuk u kushtohet vëmendja e duhur dhe konstatojnë nënvlerësime në marrjen e masave të domosdoshme, të na kontaktojë pa hezitim në adresën e email të vendosur në dispozicion:

[email protected]

Si dhe në dy numrat celularë:

+355693435861
+355693354269

Të gjithë të tregojmë përgjegjshmëri dhe bashkëpunim maksimal!

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI

Artikulli paraprakIshin kthyer nga Italia, 4 persona nga Skrapari dhe Berati nisen me urgjencë drejt Tiranës
Artikulli tjetërGuardiolën s’e mbajnë nervat, vepron me Fernandesin si me Ronaldon