Diego Costa do ta linte Chelsea-in vetëm për Atleticon e Madridit. Në muajt e fundit është folur shumë për një kalim të mundshëm të sulmuesit brazilian që luan për përfaqësuesen spanjolle në kampionatin kinez, por vetë bomberi 28-vjeçar i ka mbyllur duart një transferimi në Lindjen e Largët në këtë fazë të karrierës. Diego Costa, i cili mbajti peshën e sulmi te Chelsea i Antonio Contes në këtë sezon, duke ndihmuar Blutë e Londrës të fitonin titullin në Angli me golat e tij, në një intervistë ka deklaruar se ai do të largohej nga ishulli vetëm nëse Atletico e Madridit do të kërkojë ta rikthejë në Primera Division.
“Është vetëm një skuadër që mund të largojë nga këtu, është vetëm një deklaroi fillimisht Diego Costa në një intervistë për mediat. Kam dhe dy vite kontratë me Chelsea-in dhe ndihem shumë mirë te ky klub, por për nëse Atletico do të interesohej për mua, do të isha i gatshëm ta largohesha për t’u rikthyer te Los Colchoneros, shtoi 28-vjeçari. E gjithë bota e di që Atletico e Madridit është skuadra e zemrës për mua nënvizoi në përfundim Diego Costa. Nuk do të ishte aspak çudi, nëse këtë verë do të ishte pikërisht sulmuesi i përfaqësueses spanjolle goditja e madhe e Los Colchoneros në merkato.