“Courier des Balkans”: 330 mijë kanë lënë Shqipërinë në këto vite

“Emigracioni legal apo klandestin, lotari amerikane, nisje drejt Kanadasë apo vendeve të BE…Të gjithë statistikat konfirmojnë se Shqipëria është përballur këto vitet e fundit përsëri me një valë të eksodit masiv të popullsisë së saj. Vitet e fundit janë larguar nga vendi 330 mijë qytetarë. Kjo dukuri ka prekur më shumë këtë radhë të diplomuarit dhe për herë të parë në historinë moderne popullsia e vendit është zvogëluar.
330 mijë persona është një shifër më e lartë sesa popullsia e të gjithë qarkut të Fierit, i cili konsiderohet qarku i dytë me popullsinë më të madhe në vend. Këto shifra janë dhënë nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Shifra më e lartë e emigracionit është arritur në vitit 2017 me më shumë se 40 mijë vetë”. Kështu shkruan portali në gjuhën frënge Courier des Balkans i cili jep lajme për vendet e Ballkanit, ku paraqet situatën e emigrimit të shqiptarëve në shkrimin me titull “Shqipëria përballë një eksodi të ri masiv të popullsisë së saj”.

Exit mobile version