Rikthimi i Philippe Coutinhos në Liverpool është ende i mundur, sipas gazetës spanjolle AS.
Mesfushori sulmues i Brazilit dështoi t’i përmbushë pritjet në Camp Nou duke mos bindur që transferimit të majmë nga Liverpool në vitin 2018 dhe si pasojë u huazua në Bayern Munich verën e këtij viti.
Por as Bayern Munich nuk është i bindur për ta blerë brazilianin përfundimisht nga Barça, me Christian Eriksenin e Tottenham që shihet si opsion më i lirë.
Si pasojë, Coutinho mund të kthehet në Anfield në fund të këtij sezoni, nëse të kuqtë bëjnë ofertë për ish-asin e tyre.