Covid-19, 7 humbje jete dhe 872 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, 7 pacientë, ndërkohë që janë regjistruar 872 raste të reja nga 5175 testime.

Burime zyrtare bënë të ditur se viktimat janë 5 qytetarë nga Tirana të moshave 67-79 vjeç, 1 qytetar 64 vjeç nga Durrësi, 1 qyterar 64 vjeç nga Berati.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar 820 pacientë.

Rastet e reja janë konfirmuar në këto bashki: 272 raste në Tiranë, nga 70 raste në Shkodër, Fier, 60 në Vlorë, 43 në Durrës, 34 në Sarandë, 33 në Elbasan, 17 në Pogradec, nga 15 raste në Kukës, Lushnje, 14 në Lezhë, nga 13 raste në Vau i Dejës, Vorë, Mallakastër, nga 12 raste në Kurbin, Korçë, 11 në Kuçovë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, nga 9 raste në Dimal, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, 8 në Gramsh, 7 në Dibër, nga 6 raste në Pukë, Tepelenë, Devoll, nga 5 raste në Shijak, Has, nga 4 raste në Kamëz, Divjakë, Himarë, Delvinë, Libohovë, Këlcyrë, Cerrik, Peqin, nga 3 raste në Skrapar, Përmet, Bulqizë, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Mat, Kolonjë, Poliçan, nga 1 rast në Librazhd, Memaliaj, Dropull, Klos, Rrogozhinë.

Sipas të dhënave zyrtare, në të gjithë vendin janë 12,745 pacientë aktivë me COVID19.

Statistika (21 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 872
Të shëruar në 24 orë 820
Të shtruar në spitale 224
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 5175

Testime totale 1,160,896
Raste pozitive 164,276
Raste të shëruara 148,937
Raste Aktive 12,745
Humbje jete 2,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5422
Shkodër 1277
Durrës 1229
Fier 1195
Vlorë 744
Lezhë 590
Elbasan 667
Berat 495
Korçë 327
Kukës 313
Gjirokastër 263
Dibër 223

Exit mobile version