Covid-19/ Ceka: Kufijtë duheshin mbyllur një javë më herët, Rama sjellje poshtëruese me…

Arkeologu dhe historiani, ishambasadori Neritan Ceka në një lidhje skype me Fax News, ka folur për masat e marra nga ana e qeverisë shqiptare, në kushtet e pandemisë. Sipas Cekës pati një vonesë në mbylljen e kufijve, veçanërisht nga Italia, e cila duhet të ishte kryer një javë më parë, ndërsa shton se në vendin tonë ekspertët dhe specialistët e shëndetësisë janë nënvlerësuar.

“Përveç pjesës së palestrës dhe daljes për shëtitje nga liqeni, nuk është se ka pasur ndonjë ndryshim të madh për  mua personalisht. Ka qenë një gjë e papritur për të gjitha vendet, e gjithë bota është gjetur jo gati për këtë situatë, Shqipëria ka pasur një rast të ngjashëm në 97 kur shumë qytetarë u mbyllën nëpër shtëpia. Shqipëria u gjet e papërgatitur sa i takon personelit mjekësor, duhet të ishte hyrë që një javë më parë në izolim, por në përgjithësi gjithçka është menaxhuar mirë.

Në javën e parë u bënë disa gabime, pasi një eufori se Shqipëria do të ishte e paprekur, gjë që ishte e gabuar, sa kohë që 1/6 e shqiptarëve ndodhen në Itali, që ishte vatra më e nxehtë. Në krye të sistemit shëndetësor janë vendosur njerëz militantë, kur në fakt dolën në pahë përgjegjësit e pavionëve, të cilët duhet të qendrojnë në krye. Dua të pyes këta ministrat tanë që kanë mbivlerësuar ekspertët e huaj, ku i keni ata sot? Është krijuar një ide sikur në vendin tonë mungojnë specialistët, gjë që nuk është e vërtetë, pasi kjo situatë nxori në pah se ne i kemi njerëzit e kualifikuar”, tha Ceka.

Ndërkohë që sa i takon shqiptarëve që kërkonin të ktheheshin në vendin tonë, Ceka tha se shteti duhet ti kishte pranuar të gjithë, dhe se karantina duhet të kishte qene pa pagesë. Sipas tij kjo tregoi se shteti shqipar i la ata rrugëve. Sa i takon rolit të opozitës, Ceka e vlerësoi atë si bashkëpunues dhe të kujdesshëm, ndërsa shtoi se ndryshimet në Kodin Penal që kaluan në Kuvend ishin të panevojshme.

“Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, sjellin një pjesë të mirë të remitancave në shqipëri, janë këta persona që mbajnë motra dhe vëllezër në Shqipëri, dhe ditën kur patën nevojë për shtetin shqiptar, ata u lanë në mes të rrugës. Shteti duhet të ishte aty, kur ata kishin nevojë, ti merrte dhe ti fuste në karantinë pa pagesë. Sjellja e shtetit shqiptar ka qenë poshtëruese.

Roli i pozitës është vendosur vetëm në dorën e një njeriu, ndërkohë që është për tu vlerësuar sjellja që ka pasur opozita. Në Itali del dhe komunikon me publikun vetëm drejtori i mbrojtjes civile, kurse te ne njëherë del minitrja, njëherë tjetër del zëvendësja e saj, nuk ka një figurë qendrore dhe të besueshme. Opozitën e kam parë që të jetë serioze dhe objektive, një pjesë e mirë e propozimeve të saj, në fillim u refuzuan dhe më pas u pranuan, pa cituar autorë.

Unë mendoj se te ne nuk do të ketë një përsëritje të virusit, pasi shifrat dhe të gjithë treguesit janë pozitiv. Parlamenti duhet të ishte marrë me çështjet ekonomike, pasi ndryshimet në Kodin Penal, nuk do të sjellin asnjë të arrestuar. Asnjë prokuror nuk do të donte që ti ndiqte çështje të tilla. Amnistia fiskale është shoë i radhës, ai që ka punuar në të zezë, nuk mund të mbledhë 1 milionë euro. Ai që mbledh portokalla nuk do të bjerë miliona euro, kemi pasur plot amnisti në ndërtim dhe atje janë hedhur lekët. Nuk duhet bërë pasi do të godiste ata që punojnë në mënyrë të ndershme”, tha Ceka.

cc

Exit mobile version