Covid-19/ Eksperti: Nuk është punë maskash! Nëse nuk merren masa të menjëhershme, atëherë…

Situata e koronavirusit në vend po shkon drejt kolapsit. Eksperti Erion Dasho shprehet se, duhet të nisë urgjentisht zbatimi i trinomit: testo-gjurmo, trajto!

“Pas një stabilizimi në dukje gjatë periudhës gusht-shtator, përhapja e COVID gjatë muajit tetor paraqet një rritje të rrezikshme. Me një mesatare ditore prej gati 190 rastesh (237 gjatë javës që kaloi), situata kërkon vëmendje maksimale.

Nëse nuk merren masa të menjëhershme dhe kjo tendencë vazhdon, brenda pak javëve do të tejkalohet mundësia e përgjigjes së sistemit shëndetësor.

Nuk është punë maskash! Duhet nisur urgjentisht nga zbatimi i trinomit testo-gjurmo-trajto!”, shkruan ai.

Artikulli paraprakVokshi akuza qeverisë: Shkollat vatër infeksioni të COVID, po fshihni shifrat reale të mësuesve dhe nxënësve të infektuar
Artikulli tjetërRama mashtron naftëtarët, u kërkon grave të ndërpresin grevën e urisë, por nuk e jep rrogat e prapambetura