Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër emri të njohur në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta fizioterapisti i Kombëtares shqiptare, Ylli Mihali i cili prej disa ditësh po luftonte me Covid-19.
I intubuar prej ditësh në spital, Mihali në moshën 55-vjeçare nuk ia doli të fitonte betejën më të rëndësishme në jetë, duke tronditur botën e sportit në Shqipëri.
Mihali ishte pjesë e Kombëtares shqiptare si fizioterapist për 30 vite, duke ndihmuar me gjendjen fizike qindra lojtarë. Në ndeshjen kundër San Marinos të fituar nga Shqipëria 5-0, lojtarët kuqezi i dedikuan një mesazh special: “Forca ylli mos u dorëzo”.