Covid-19/ Mjeku Vargu reagon ashpër për deklaratat e shefit të Urgjencës në emision: O të paditur! Ja çfarë thotë bota…

Mjeku Petrit Vargu ka reaguar me tone të ashpra ndaj shefit të Urgjencës, Skënder Brataj dhe disa të ftuarve të tjerë në një emision televiziv duke thënë se, deklaratat e tyre për Covidin i ngjanin si dezinformuese.

“Dikush na mësonte që kortizoni nuk duhen përdorur ditën e parë por pas ditës së dhjetë. Shkurt, kur e ka marrë ferra uratën”, shkruan Vargu në Facebook dhe shton se në spitalet e botës sugjerohet që përdorimi i kortizonit jepet që në ditën e pestë ose të gjashtë.

Sa i përket mospërdorjes së antibiotikëve, Vargu thotë se profesorët gjermanë folën për origjinë bakteriale të pandemisë dhe në këtë kohë rekomandohet edhe kombinimi i tre antibiotikëve, njëri prej të cilëve shërben si anti inflamator.

Vargu nuk lë pa prekur bisedën për vizitat online, ku disa prej të ftuarve në emisionin “Open” dolën kundër epidemiologut dhe sugjeronin vizitat në shtëpi.

Statusi i plotë

Dje pashe nje emision qe ishte me mire mos e shihja, pasi me ngjante shume dezinformues, ne kete moment delikat per popullin. Dikush na mesonte qe kortizoni nuk duhen perdorur diten e pare, por mbas dites se dhjete. Dhe te tjeret aprovonin. Shkurt,kur e ka marre ferra uraten. Bota, thote ne diten 5-6. Dikush tjeter, kerkonte qe mos perdoren antibiotiket, pasi nuk i bejne gje virusit. Qelloi keq, sepse ne te njejten dite profesoret gjermane folen per origjine bakteriale te pandemise.

E c’te keqe ka te behesh nje hiperdiagnoze ne kete semundje kaq te rrezikshme!? Ne nje kohe qe rekomandohet edhe kombinimi i antibiotikeve ,madje deri ne tre te tille. Ku njeri ndihmon edhe si antiinflamator. Po pse nuk flisni per mjeket ORL, qe po i ngopin pacientet me antibiotike, per nje dhimbje veshi? Nje elitar tjeter,buzeqeshte dhe thoshte disa gjysma fjalish. Shkenca e tij kufizohej me histori telefonash dhe autobuzesh. Me vone, bene dhe nje gabim politiko-teknik. Dolen padashje,kunder krye-epidemiologut. Ndersa ai rekomandon vizitat on-line, keta dolen kundra imazheve me ëhatsup. Po le te dale nje mjek ne Shqiperi qe shkon viziton pacientet ne shtepi ne kohe Covidi. O te paditur,o te pa skrupullt! Qe gjeni disa biba si moderatore dhe tallni b…. me kete popull.

Artikulli paraprakNjë e pesta e pacientëve të sëmurë me COVID-19 mund të preket nga sëmundje psiqike
Artikulli tjetërPër 4 ortakë të Ramës tek koncesionet do paguhen 370 milionë euro, Rama asnjë rimbursim për ilaçet e COVID-19