Gjendja e nënës shtatzënë dhe fëmijës 2 vjeç që u konfirmuan sot si raste pozitive me kòronavirus është përkeqësuar. Ata janë nisur drejt spitalit Infektiv në Tiranë për trajtim më të specializuar. Kjo është hera e parë që një fëmijë me kòronavirus shtrohet në spitalin Còvid 1.
Fieri kishte 15 ditë që nuk regjistronte asnjë rast të ri me kòronavirus. Heshtja është thyer ditën e sotme pasi janë shënuar tre raste në lagjen “Liri Fero” pranë Aziles.
Të infektuarit janë një e moshuar 70 vjeçe, nusja shtatzënë dhe një fëmijë dy vjeç janë konfirmuar me Còvid-19.
Mendohet se ata janë ínfektuar nga kontakti me të prekur në Tiranë. Nusja shtatzënë ka qenë në kryeqytet për të takuar familjarët dhe është kthyer në Fier, ku infektoi fëmijën dhe vjehrrën. Ndërsa bashkëshorti i saj nuk ndodhet në Shqipëri pasi janë rezidentë në Suedi.
Sot janë kryer dezinfektime në pallat si dhe janë marrë tamponët për 5 familje. Me rastet e sotme shkon në 40 numri i te prekurve me COVID-19 ne Fier.
12 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar numrin total të të prekurve në 832. Zv ministrja Rakacolli tha se shumica e rasteve të reja janë kontakte të pacientëve të mëparshëm, ndërkohë që rastet e reja janë zbuluar në Fier, në Krujë, në Kamëz, në Shkodër dhe në Tiranë. Tirana ka pasur vetëm një rast të ri në 24 orët e fundit.