Ç’po ndodh me James

James Rodriguez nuk është më titullar tek Reali i Madridit. Në takim kundër Real Sociedad, kolumbiani nuk ishte zgjedhja e parë e trajnerit Zinedine Zidane, pavarësisht mungesave të shumta që kishin “Los Blancos”. Gjatë fazës parapërgatitore dhe turneve që ka zhvilluar klubi merenges është vënë re se James nuk është në planet e teknikut francez dhe i është bërë e qartë se në radhët e Realit mesfushori do të jetë një zëvendësues. Shpesh kolumbiani në deklaratat e tij ka këmbëngulur se dëshiron të vazhdojë aventurën e tij në “Santiago Bernabeu”, por situata në të cilën ndodhet duket se e detyron 25-vjeçarin të ndryshojë mendje.
Nëntë ditë kohë ka në dispozicion futbollisti për të vendosur në lidhje me të ardhmen e tij. Do të pranojë të jetë alternativë e dytë për Zidane apo do të kërkojë një tjetër klub ku do të ketë më shumë minuta në dispozicion? E përsa i përket një destinacioni të ri, ofertat për James nuk mungojnë. Arsenal, PSG, Juventus janë disa nga klubet, por më afër mesfushorit duket se është Chelsi i Antonio Contes. 70 milionë euro ka ofruar klubi londinez për të pasur në dispozicion futbollistin, të cilit do t’i besohen çelësat e mesit të fushës.
James Rodriguez ka shumë pak hapësirë në formacionin e Real Madrid dhe është mundësia që ai të transferohet në një tjetër skuadër në këto pak ditë të fundit të merkatos. Në fakt, kolumbiani që ju bashkua skuadrës “merengues” në verën e vitit 2014 për vlerën e 75 milionë eurove, konsiderohet si njeriu i merkatos për klubin kampion të Evropës.
James u aktivizua pak nga trajneri Zidane sezonin e shkuar dhe pak gjasa ka që edhe për sezonin e ri të gjejë hapësirë dhe shumë klube kanë shfaqur interes për të. Në krye të listës është Chelsi, por jo më larg mbeten Arsenal dhe PSG. Sipas spanjolles “AS”, “Blutë e Londrës” kanë ofruar 70 milionë euro dhe pas refuzimit nga Zidane, pritet një përgjigje edhe nga presidenti Florentino Perez.
Ndërkohë, Juventusi ka shfaqur interesim që ta transferojë mesfushorin e Real Madridit, Isco. E ardhmja e Iscos te Real Madridi është e pasigurt. Shfaqja e mirë e Asensios, ka bërë që Zinedine Zidane ta lërë në bankinë Iscon. Kurse, sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventusi ka shfaqur interesim që ta transferojë Iscos, çmimi i të cilit sillet rreth 30-40 milionë euro. Kurse, Juve ka shfaqur interesim edhe për James Rodriguezin, po ky i fundit kushton 70 milionë euro. Por, Chelsi është e gatshme ta paguajë këtë çmimi për reprezentuesin e Kolumbisë.

Exit mobile version