Ç’po ndodh me Sir Alex?

Sir Alex Ferguson është tashmë jashtë spitalit, më pak se një muaj pas operacionit emergjent të trurit, pas një hemorragjie cerebrale. Legjenda e Manchester United, 76 vjeç, tani është nën kujdesin për shëndet të plotë nga të dashurit e tij.
Burime nga rrethi i tij i njerëzve të brendshëm shpreson që ai të kthehet në vendin e vet në “Old Trafford” për fillimin e sezonit, në gusht. Një burim tha për “The Sun”: “Të gjithë e dinë se Sir Alex është fitues dhe kjo ishte një betejë, që kurrë nuk do ta humbiste. Ai është kthyer me këmbët e tij në shtëpi dhe është i kënaqur që ndodhet jashtë spitalit.
Natyrisht, është pafundësisht mirënjohës ndaj stafit mjekësor, që e ka trajtuar. Parashikimet janë jashtëzakonisht premtuese dhe do të jetë vetëm çështje kohe, para se Ferguson të kthehet në “Teatrin e Ëndrrave”. Ndërkohë, ai mund të ndjekë nga televizori Kupën e Botës, të jetojë sërish me emocionet e futbollit.
Ferguson kaloi në koma dhe u vendos në spitalin “Royal Salford”, më 5 maj, pasi pësoi një hemorragji cerebrale. “The Sun” zbuloi fjalët e tij të para, kur u përmend, pas operacionit: “Si doli Doncaster sot?” E kishte fjalën për ekipin e të birit, Darren, që humbi 1-0 ndaj Wigan.
Ai, madje, bëri shaka me familjen, edhe pse në shtrat, për të shkuar e parë Liverpool në finalen e Ligës së Kampionëve të javës së kaluar, në Kiev. Një zëdhënës i Manchester United tha se nuk do të ofronte përditësime mbi gjendjen shëndetësore të Sir Alex.

Artikulli paraprakJames ngre dyshime mbi dorëheqjen e Zidane nga Real Madridi
Artikulli tjetërHija e Griseldës përndjek Ramën