Ç’po ndodh në SHBA? I nominuari i Trump akuzohet për ngacmim seksual para 43 vitesh!

Përplasjet politike në senatin amerikan lidhur me kandidatin për Gjykatën e Lartë u intensifikuan, më pak se 48 orë para se Brett Kavanaugh dhe një nga akuzueset të japin dëshminë, nëse ai e kishte sulmuar seksualisht kur ishin adoleshentë.
Udhëheqësi i Shumicës republikane, Mitch McConnell akuzoi demokratët se po nxitonin të dënonin zotin Kavanaugh dhe të “shkatërronin emrin e tij të mirë” me akuza të pavërtetuara, duke shpërfillur çdo supozim të pafajësisë derisa të provohet e kundërta, një gur themeli i sistemit të drejtësisë amerikane.
“Drejtësia ka rëndësi. Provat kanë rëndësi. Faktet kanë rëndësi. Kjo është Amerika. Gjithkush meriton më mirë se kaq, jo vetëm gjykatësi Kavanaugh”, tha senatori McConnell.
Senatorët demokratë u kundërpërgjigjën duke thënë se nëse republikanët donin të mësonin faktet për sjelljen e kanidatit në të kaluarën, nuk do të kishin kundërshtua thirrjet për një hetim të FBI-së për akuzat ndaj tij.
Demokratët akuzuan gjithashtu republikanët se po e trajtonin akuzuesen Christine Blasey Ford me përçmim në një kohë kur viktimat e krimeve seksuale po ngrenë zërin në gjithë vendin. Dr. Ford e ka akuzuar zotin Kavanaugh se e kishte sulmuar seksualisht kur ishin adoleshentë në shkollë të mesme në vitet 1980s, një akuzë që ai e ka mohuar.

“Ta etiketosh këtë një përpjekje për njollosje, është poshtëruese jo vetëm për senatorët demokratë. Është poshtëruese edhe për shumë, shumë gra që kanë ngritur zërin për të treguar historitë e tyre”, tha udhëheqësi i demokratëve në Senat, Chuck Schumer.
“Udhëheqësi McConnell duhet të reflektojë për atë që tha në valën e momentir dhe t’i kërkojë falje Dr. Fordit”, tha ai.
Këmbimet e ashpra në Senat, vijnë një ditë pasi zoti Kavanaugh dha një intervistë për kanalin Fox News, një lëvizje që është e paprecendent, për të hedhur poshtë akuzat.
“Nuk kam sulmuar askënd seksualisht, as në shkollë të mesme, as kurrë”, tha ai, duke shtuar se nuk ka plan të tërheqë kandidaturën.
Në New York, Presidenti Trump i doli në mbrojtje të emëruarit të tij duke i quajtur akuzat një lojë demokratësh, dhe duke e shpërfillur një akuzuese të dytë, duke thënë se ishte konfuze dhe e dehur.
Akuzuesja e dytë ka thënë se gjykatësi i kishte dalë përpara duke ekspozuar organet intime kur ishin studentë në Universitetin Yale. Ky rast u njoftua nga revista The New Yorker.
Kjo akuzë bëri që demokratja kryesore në Komisionin Juridik të Senatit, Dianne Feinstein of California, të kërkojë shtyrje të seancës së të enjes ku pritet të dëshmojnë zoti Kavanaugh dhe Dr. Ford.
Republikanët kanë hedhur poshtë idenë e vonesave të mëtejshme në procesin e konfirmimit.
Nëse konfirmohet si anëtar i Gjykatës së Lartë, Brett Kavanaugh do ta forconte për dekada me radhë krahun konservator në këtë institucion.

Artikulli paraprakLöw shkon në Londër për Ozil, Arsenali i mbyll dyert!
Artikulli tjetërBerisha: Tre dosjet e familjeve mafioze që mbajnë peng vendin dhe vendimi i BE