Cristiano Ronaldo i thotë lamtumirë Al Nasr? Ylli i futbollit: Ky kapitull është mbyllur!

Cristiano Ronaldo zyrtarisht i ka dhënë lamtumirën kohës së tij në Ligën Profesionale Saudite përmes një mesazhi në rrjetet e tij sociale.

 

Pas humbjes 3-2 të Al Nassr ndaj Al Fateh në ndeshjen e fundit të sezonit, ku Ronaldo shënoi një nga dy golat e ekipit të tij, ylli portugez duket se konfirmoi largimin nga ekipi, duke i dhënë fund spekulimeve të vazhdueshme rreth të ardhmes së tij.

Ronaldo publikoi një mesazh në Instagram duke lënë të nënkuptuar largimin nga klubi të cilit iu bashkua në vitin 2023.

“Ky kapitull është mbyllur. Historia? Është ende duke u shkruar. Mirënjohës të gjithëve”, shkroi portugezi.

Screenshot_12

Ronaldo u bashkua me Al Nasr në janar 2023 pas një mosmarrëveshjeje me trajnerin e atëhershëm të Mançester Junajtid, Erik ten Hag.

Ai u transferua në Arabinë Saudite me një kontratë rekord prej 200 milionë eurosh në vit deri në 2025-ën, që është kontrata më e madhe e futbollit për një lojtar në histori.

Megjithatë, legjenda 40-vjeçare portugeze ka pasur vështirësi të fitojë trofe të mëdhenj me klubin, duke dështuar të fitojë ligën saudite ose Ligën e Kampioneve të AFC në Lindjen e Mesme.

Exit mobile version