Cristiano Ronaldo, rikthehet terapia “Champions”

Sot kthehet Champions-i për Real Madridin, me atë terapi të veçantë të Cristiano Ronaldos. “Luso”, i cili jeton kohën e tij më të keqe që nga bashkimi me klubin e njohur nga “Bernabeu”, tetë vjet më parë, përballet me kompeticionin, në të cilin e harron zhgënjimin e numrave të tij në La Liga. Si me magji, në Ligën e Kampioneve, portugezi rimëkëmbet dhe performon me shkëlqimin e një golashënuesi, më i miri në historinë e klubit “Chamartín”. Në këtë fillim të vështirë dhe të pazakontë të sezonit, në të cilin sapo ka shtuar një gol në 540 minuta, Cristiano Ronaldo rizbulon fuqinë e tij shpërthyese, kur muzika tingëllon Champions. Pesë gola në tri ndeshje japin besim të mirë në të. Dopietë kundër APOEL, dy gola në transfertë me Borussia Dortmund, për të lënë shenjë edhe në barazimin kundër Tottenhamit, në “Bernabeu”.
Në fakt, nuk ka balsam më të mirë për CR7 sesa një ndeshje në Ligën e Kampionëve, ku ai është i vetmi lojtar në histori që ka tejkaluar shifrën e 100 golave. Pesë golat e tij në këtë sezon të garës më madhore europiane për klubet japin vazhdimësi ndaj përfundimit të tij “brutal”, në edicionin e mëparshëm. Ai filloi në nivelin e tij shumë të ulët, mezi realizoi dy gola në fazën e grupit, për ta përfunduar garën si një “avion i vërtetë” nga çerekfinalet. Pesë gola ndaj Bayern Munich në atë raund, tre të tjerë ndaj Atletico Madrid në gjysmëfinalet dhe dy gola më shumë kundër Juventusit, në finalen e madhe të Cardiffit.

Exit mobile version