Cristiano Ronaldo te Juventusi? Marotta: S’flas për këtë çështje

Gjithkush e dëshiron atë, të gjithë flasin për të. Por, mes të thënit dhe të bërit atje është një det, ndoshta. Juventusi dëshiron të blejë lojtarin më vendimtar në botë, Cristiano Ronaldo. Midis thashethemeve se ylli portugez po kërkon shtëpi në Torino dhe një marrëveshje me vlerë 100 milionë euro, Beppe Marotta nuk konfirmon, as mohon. Por…, ka optimizëm.
Megjithëse një negociatë e vërtetë nuk ka filluar, tifozët tashmë imagjinojnë ta shohin pesë herë fituesin e “Topit të Artë” te Juventusi. Vështirë për t’i shpëtuar një pyetjeje të tillë edhe Marotta, i pyetur në qendër të Milanos nga “Sky Sport”: “Nëse tifozët e Juventusit mund të ëndërrojnë për Ronaldon, unë nuk flas…”
Më tej, Marotta buzëqeshi. Drejtori i Juventusit tashmë ka mbyllur nënshkrimin e Cancelo, duke e blerë për 40 milionë euro, ndërsa më herët ka siguruar shërbimet e Emre Can, pas lamtumirës ndaj Liverpool.
Sigurisht, nënshkrimi i Cristiano Ronaldos në ekonomi është një sfidë e paprovuar kurrë më parë për Juventusin. Klubi bardhezi pothuajse ka paguar 100 milionë euro për Higuain, por kurrë nuk është marrë me një pagë prej 30 milionë euro në vit.
Cristiano Ronaldo thuhet të ketë refuzuar ofertën me shumë zero për të qëndruar te Real Madrid.
Portugezi ka refuzuar një ofertë me vlerë 32 milionë euro në vit nga Los Blancos, sipas Tuttosport.

Pesë herë fituesi i Ballon d’Or vuri në dyshim të ardhmen e tij, pasi sugjeroi se mund të largohej nga Madridi pas fitores së Champions League në maj.
Ish-klubi i Ronaldo-s, Manchester United është favorit për të blerë yllin e futbollit botëror, por raportet e fundit sugjerojnë se ai mund të shkojë edhe tek Juventus ose Paris Saint-Germain.
Agjenti i lojtarit Jorge Mendes thuhet të jetë duke planifikuar largimin e klientit të tij nga Real.
Më 26 maj, pas triumfit në Champions League, sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo lëshoi një deklaratë bombë, duke thënë se e ardhmja e tij është larg Madridit. Pas eliminimit edhe nga Botërori, tashmë për 5 herë fituesin e Topit të Artë do të nisin “dhimbjet e kokës” për të vendosur realisht se çfarë do të bëjë, do të qëndrojë te Real Madrid apo do të luajë në një klub tjetër? Dhe, mbi të gjitha, a do të ketë një skuadër që do të kënaqë pretendimet e tij financiare por edhe të skuadrës “merengues”?
Ekipet kryesore në Europë kanë nisur të lëvizin, PSG mbi të gjitha, por edhe kampionët e Italisë nuk kanë mbetur pas dhe të paktën kanë vendosur të tentojnë të bisedojnë me CR7, për ta sjellë në Torino. Marotta është i vetëdijshëm se ky do të jetë një “mision i pamundur”, por për ta realizuar këtë gjë në fushë ka zbritur vetë John Elkann, një nga drejtuesit e Juventusit, që ka takuar Jorge Mendez, menaxherin e portugezit. Një takim që ka bërë të gjithë tifozët bardhezinj të ëndërrojnë.

Artikulli paraprak“Zota” të rinj në futboll
Artikulli tjetërKryemadhi – Ramës: “Mjaftojnë 100 vetë për të të zbythur”!