Çuçi i Ramës qëndrim skandaloz për vrasjet dhe pasigurinë: Policia e Veliut nuk ka faj…

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, u shfaq sot në një konferencë për mediat, ndërkohë që në 48 orët e fundit, 8 qytetarë, humbën jetën si pasojë e një aksidenti rrugor ku u shuajt një familje 4 anëtarëshe, dhe 4 të tjerë mbetën viktima si pasojë e përplasjes me armë në Velipojë.

Gjithsesi Çuçi u kujdes që të shfajësonte Policinë e Shtetit të drejtuar nga Ardi Veliu, megjithëse ka një pasiguri të shtuar te qytetarët lidhur me rendin dhe sigurinë, jo vetëm në aspektin e rrugës.

“Ditët e fundit jemi tronditur të gjithë, një aksident me 4 viktima, si pasojë e shkeljes së rregullave të shpejtësisë nga një person, si dhe vrasja.

E mirëkuptoj ankesën e zëshme ndaj policisë së shtetit. Por policia e shtetit, as nuk ndjk çdo makinë që lëviz rrugëve të vendit dhe as nuk mund të parandalojë një sherr në mes të natës në mes të dy fqinjëve”, tha Çuçi.

Në vijim ai tha se Policia e Shtetit as nuk ndjek çdo makinë dhe as nuk mund të parandalojë një sherr në orën 1 të natës mes dy fqinjëve.

“Dy raste kërkojnë reflektim nga të gjithë përfshirë këtu edhe Policinë e shtetit. Policisë do ti vëmë në dispozicion edhe dronët super inteligjent. Policia ndalon dhe nuk dënon shkelës kriminelë. Nga muaj i fundit ne kemi shtrënguar masat e armëve pa leja. Janë ndaluar tre persona së fundmi me precedencë penale”, tha Çuçi.

E gjithë deklarata e sforcuar e ministrit të Brendshëm, më shumë i ngjante një përpjekjeje për të shfajësuar Policinë e drejtuar nga Ardi Veliu, se sa të përcillte një frymë reflektimi apo të ngjallte sadopak sigurinë te qytetarët.

Exit mobile version