Kryetarja e komisionit Hetimor Jorida Tabaku tha se deputetja e PS-së Ermonela Felaj ka ardhur me një detyrë të qartë si zhurmuese.
Nga ana tjeter Dhurata Cupi i eshte drejtuar nenkryetares Ermonela Felaj duke u shprehur se po krijon kete situate pas sot vijne shefat per te deshmuar duke mbrojtur politikisht.
“Ju jeni në konflikt interesi, jeni të akuzuar për korrupsion dhe më thoni mua rregullore. Po se të mos flas unë për rregulloren e të flasësh ti? Kam të drejtën për të folur sepse jeni në konflikt interesi, sepse pengoni dëshmitë.
Na përmendni radhën e qumështit ju ne? Ju jeni partia e qumështit, e djathit dhe e tollonave. Prandaj heshtni!
Ky është dëshpërim.
Opinioni publik ka dëgjuar dëshmi tronditëse këtu që ju bëjnë fajtorë. Këtu ka patur dëshmi tronditëse prandaj penguat dëshmitë sepse u keni frikë ndërkohë sot bëni presion me kallëzim.
Tashmë vijnë shefat tuaj të dëshmojnë dhe ju keni frikë dhe doni të mbroni shefat tuaj. Bëhet sot kur ju vijnë shefat për të dëshmuar.
Nuk i penguat dëshmitarët më parë sepse ata qanin, dridheshin sepse keni urdhëruar të firmosin e nuk i mbronit. Sot që vijnë shefat tuaj politikë që ju kanë bërë deputetë e ministra, bëni presion ndaj SPAK.
Nuk na intmidoni dot. Ata do vijnë të dëshmojnë e do të shkojnë në SPAK. Nuk mund të përdorni kështu administratën. Pse nuk reaguat më përpara. Jeni në dëshpërim të thellë e në frikë. Nuk e mbuloni dot.
Tabaku: Znj. Felaj ka ardhur me një detyrë që e bën shumë mirë, zhurmuesin.