Dako shkel vendimin e gjykatës, vijon masakrën me projektin Veliera

Kryetari i Bashkise se Durresit, Vangjush Dako, duke folur, gjate prezantimit te "Kampionatit Europian te Peshengritjes per te Rinj", i cili do te zhvillohet nga 14-21 shtator, ne qytetin e Durresit.

Shoqëria Civile ka bërë kërkesë në Prokurorinë e Durrësit për marrjen e masave ndaj moszbatimit të vendimit të Gjykatës për ndaljen e punimeve në zonën ku punohet për sheshin Veliera. Përfaqësues të Shoqërisë Civile akuzuan Kryebashkiakun e Durrësit për mosrespektim të vendimeve të gjykatave, duke lejuar të vijojë puna në kantierin për Velierën. Përfaqësues të Shoqërisë Civile kanë kërkuar pranë Prokurorisë së Durrësit të marrë masa në lidhje me shkeljet që thonë se po shkaktohen në sheshin Veliera. Avokatja, Mirela Jorgo, ka shënjestruar kryebashkiakun Vangjush Dako si shkaktarin kryesor të shkeljeve ligjore, i cili sipas saj nuk po respekton vendimet e gjykatave, duke lejuar të vijojë puna në kantierin për Velierën që konsiderohet i bllokuar. “Si mund të shpallet Vangjel Toçe “Qytetar Nderi” i Durrësit, kur t’i shkatërron atë që ai do të kishte mbrojtur me jetë. Ky është Vangjush Dako, që po shkatërron qytetin dita-ditës. Sot tek Veliera, nesër tek Muzeu i Dëshmorëve dhe kështu me radhë tek çdo gjurmë që ka mbetur nga e shkuara dhe Mesjeta” tha Lorisa Ylli. “Ende vazhdohen të injorohen vendime të gjykatës, ku çdo kryetar Bashkie, sepse nuk është vetëm fenomeni Dako, por të gjithë kryetarët e bashkive shoh që janë kthyer në Don Korleone, pa marrë parasysh që këto vendime janë unanime. Pas dy vendimeve të njëpasnjëshme të Gjykatës Administrative dhe asaj të Shkallës së Parë, që prej datës 18 shkurt Prokuroria e rrethit gjyqësor Durrës ka vendosur sekuestro për zonën A arkeologjike” tha Mirela Jorgo.

Exit mobile version