Mediat serbe i kanë zbuluar pamjet e vrasjes së kreut të tifozëve të Partizanit të Beogradit, Lubomir-Kica Markovic.
Markovic ishte vrarë të premten mbrëma Vozhdovc, derisa kamerat e sigurisë e kanë kapur momentin e vrasjes së tij.
Ai ishte duke qëndruar pranë një palestre të futbollit, ndërsa një sulmues i panjohur, me kapelë në kokë i ishte afruar nga pas dhe e kishte vrarë atë, siç mund të shihet edhe në këtë video të publikuar.
Kryetifozi i Partizanit e kishte vërejtur agresorin që kishte armë dhe që po i afrohej dhe filloi të vraponte drejt një pompe të derivateve, që ndodhej në pjesën tjetër të rrugës.
Mirëpo, ai nuk ia doli pasi sulmuesi gjuajti pareshtur dhe fillimisht ai përfundoi në kokë dhe plumbi i fundit për të ishte fatal, pasi iu shkrep në kokë. /Gazeta Express