Danilo pranë largimit nga Reali

Danilo, shumë pranë largimit nga Reali i Madridit. E ardhmja e brazilianit duket gjithnjë e më larg klubit “Los Blancos”. Me shumë mundësi destinacioni i ri i mbrojtësit do të jetë Premier League, tek Man. City. Ndërkohë kampionët e Spanjës pritet të arkëtojnë nga ky transferim nga 30-35 milionë euro.
Valencia paraqet ofertën e saj për Mario Lemina. Drejtuesit e klubit spanjoll, kanë trokitur në dyert e Juventusit për t’i paraqitur ofertën e tyre për mesfushorin. 20 milionë euro për të arritur marrëveshjen, tashmë pritet një përgjigje nga e bardhezinjve.
Sevillia vazhdon përforcimin e skuadrës. Andaluzianët po shqyrtojne disa alternativa për repartin e prapavijës. Deri më tani një nga emrat më të preferuar për të është ai i Mamadou Sakho. Transferimi i 27-vjeçarit duket i vështirë, por jo i pamundur.
Malaga siguron shërbimet e Cenk Gonen. Ish-poriteri i Galatasaray do të nisë një aventurë të re në Spanjë. Gonen pritet të kryeje vizitat mjekësore e më pas do të firmosë një kontratë tre vjeçare.

Artikulli paraprakZidane: Kam më të mirët në botë
Artikulli tjetërKolarov goditja e radhës e Romës