Danimarka e ka mundur Çekinë me rezultat 1-2 në çerekfinalen e tretë të Euro 2020. Danezët ishin shumë të mirë në pjesën e parë ku shënuan dy golat. Delaney (5) dhe Dolberg (42) shënuan për Danimarkën kurse për çekët golin e vetëm e shënoi Schick (49)
Danimarka e ka vazhduar ëndrrën për Euro 2020 duke e mposhtur me rezultat të ngushtë skuadrën e Çekisë.
Një pjesë e parë shumë më e mirë për danezët, të cilët e dominuan Çekinë në çdo repart, në sulm, në mesfushë dhe në mbrojtje.
Qysh në minutën e pestë Danimarka do të kalonte në epërsi. Një krosim i bukur nga goditja nga këndi nga Larsen shkoi në kokën e Delaney i cili shënon një gol të bukur për epërsinë e parë të Kombëtares daneze.
Çekia tentoi të kthehet në lojë me disa raste por danezët përsëri ishin të sigurt në aksionet e tyre.
Ata do të shënon edhe njëherë në pjesën e parë dhe kësaj radhe tre minuta para përfundimit të kësaj pjese. Ishte Dolberg që do ta gjente golin në minutën e 42-të pas një krosimi fenomenal të Maehles.
Në pjesën e dytë, megjithatë Danimarka si e humbi koncentrimin. Ata ishin më të çrregulluar në mbrojtje dhe si rezultat i kësaj qysh në minutën e 49-të gol do të shënonte Patrick Schick.
Pas kësaj Çekia ishte shumë më e mirë dhe Danimarka mezi i rezistoi goli i barazimit. Megjithatë, nga minuta 75-85 -të Danimarka filloi që të sulmoi dhe nëse Poulsen dhe Maehle nuk do të ishin egoist sigurisht që Danimarka do të shënonte edhe golin e tretë apo të katërt.
Në 5 minutat e fundit dhe ato shtesë Çekia sulmoi disa herë por prapë nuk arriti që të shënoi golin e barazimit për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Me këtë fitore Danimarka arrin në gjysmëfinale të Euro 2020 ku do të takohet me fituesin e ndeshjes Ukrainë-Angli, ndeshje kjo që zhvillohet sonte në ora 21:00.