Danimarka vërtetoi se lehtësimi i masave nuk rriti numrin e të infektuarve nga Covid-19

Autoritetet daneze njoftojnë se përhapja e Covid-19 nuk është rritur si pasojë e lehtësimit të masave. Kujtojmë se Danimarka u bë vendi i pari evropian që pati një lehtësim të ndjeshëm të masave kundër koronavirusit disa ditë më parë.

Kopshtet dhe shkollat fillore u hapën në vendin nordik gati dy javë më parë, ndërkohë që po ashtu nisën sërish punën parukieret dhe një numër i madh biznesesh. Ky vendim u mor pasi pati një rënie në numrin e infeksioneve dhe viktimave nga Covid-19.

“Nuk ka asnjë të dhënë që epidemia po përshpejton”- thotë “State Serum Institute”, që është institucioni përgjegjës në Danimarkë për luftën kundër sëmundjeve infektive. Indikatori ”R”, që është numri i infeksioneve që shkakton një njeri bartës i virusit, ka një rritje të papërfillshme në dy javët e shkuara, por mbetet poshtë 1. Më herët këtë javë, Gjermania njoftoi një rritje të këtij indeki, pasti lehtësoi masat, shkruan The Guardian.

Në fakt Danimarka ishte një prej vendeve të para evropiane që u mbyll dhe ka 452 viktima nga koronavirusi, të paktën deri ditën e djeshme, ndërkohë që numri i të shtruarve në spital ka rënë gradulaisht gjatë gjithë muajit prill.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë në vendin nordik, nuk ka të dhëna që lehtësimi dhe hapja e shkollave apo bizneseve do të çojë drejt një vale të dytë. Është një shqetësim që ata e kanë, por deri më tani nuk ka ndodhur. Edhe për kryeministrin e vendit, përhapja e virusit është totalisht nën kontroll, ndërkohë që ka paralajmëruar një tjetër lehtësim masash para 10 majit.

Exit mobile version