DASH: Amerika, e gatshme të negociojë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë!

Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio foli sot me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar David Lammy për të diskutuar samitin e liderëve të thirrur nga Britania e Madhe më 2 mars për Ukrainën.

Në një njoftim zyrtar, Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se Sekretari falënderoi Sekretarin e Jashtëm Lammy për rolin e Mbretërisë së Bashkuar në inkurajimin e Evropës për të siguruar mbrojtjen e saj dhe për të nxitur paqen në Ukrainë.

“Sekretari konfirmoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të negociojnë për t’i dhënë fund konfliktit Ukrainë-Rusi dhe do të vazhdojnë të punojnë me Mbretërinë e Bashkuar drejt paqes në Ukrainë”, thuhet në njoftimin e DASH.

Artikulli paraprakNë prag të fjalimit të Presidentit Trump në Kongres/ Nga nevoja për t’i dhënë fund luftërave tek vendosja e tarifave dhe shkurtimet qeveritare! Ja për çfarë do të flasë
Artikulli tjetërOKB: Shqiptarët luftojnë më kafshatën, një e treta e popullisë ka pasiguri ushqimore