Dash Shehi: Gruevski iku se ishte i shkurtër, por Rama e ka të vështirë të fshihet se…

‘Gruevski iku kollaj se është i shkurtër… por Rama e ka më të vështirë të fshihet se është i gjatë’. kështu u shpreh deputetit Dashamir Shehi në studion e ‘A’ me Adi Krastën në News24.
Duke komentuar pjesë pikante të debatit të javës nëpër ekrane, Shehi foli për paralelizëm midis fatit të ish-kryeministrit të Maqedonisë dhe kryeministrit të Shqipërisë.
Për sulmet e analistëve ndaj opozitës, Dash Shehi zgjedh një tjetër batutë: ‘Mos t’raftë qeleshja dhe në të raftë, mos u kthe me e marrë’, duke e lidhur kështu edhe me një farë kulture që, sipas tij, ekziston ndër shqiptarë, sulmin ndaj të dobëtit.
Dashamir Shehi bashkë me Sokol Shametin e Erjon Kriston, ishin të ftuarit e pjesës së tretë të programit, për të folur mbi momente pikante kryesisht të politikës, zhvilluar nëpër ekrane, portale e rrjete sociale në një javë.

ramaaa

Artikulli paraprakTenisi, sporti që ju zgjat jetën
Artikulli tjetërTerapia revolucionare që lufton kancerin me një gjilpërë