Dash Shehi: Këtu fillon beteja, me mosregjistrimin në zgjedhje!

Kryetari i LZHK, ih-deputeti Dashamir Shehi ka shprehur mendimet e tij lidhur me krijimin e kualicionit opozitar. Me shumë sportivitet Shehi ka deklaruar se jemi në kushtet e një regjiimi të mirëfilltë totalitar ku sundon vetëm krimi, mafia dhe të gjitha këto drejtohen nga një person i vetëm.

Ai shtoi gjithashtu se opozita e bashkuar do të rikthehet fuqishëm me aksionin e saj kundër qeverisë dhe do të bëjë të pamundur për të bojkotuar zgjedhjet dhe për të hedhur nga pushteti Edi Ramën.

“Kjo është një marrëveshje principi politik. Është e larguar nga gjithë egoizmat e vogla parazgjedhore sepse baza është beteja që i kemi shpallur Rilindjes dhe zotit Rama në pushtet. Dhe pikërisht këtu fillon beteja, me mosregjistrimin në zgjedhje, duke inkujuar qytetarët të bojkotojnë zgjedhjet dhe do të evolojmë gjatë rrugës.

E rëndësishme është që harku opozitar po zgjerohet çdo ditë për të bërë të pamundur që të hedhim një regjim. Sepse ky që kemi sot është regjim nuk është më vetëm një sistem politik.

Kushdo që merr pjesë në betejën opozitare është i mirëpritur por ato që duan të jenë fasadë politike nuk kanë kuptim. Nga kjo pikëpamje nuk i japim rëndësi asgjëje tjetër përvec rrugës tonë.

Ia kam shprehur këtë dhe çdo gjë tjetër zotit Basha pra reforma që ne mendojmë është 360 ndryshim dhe sigurisht që përfshin sistemin zgjedhor, Kushtetues etj dhe janë të gjitha pjesë e kësaj marrëdhënie politike. Këto janë pikat që mbajnë gjallë këtë kualicion epse në të kundërt nuk ka më asnjë qëllim. Sepse shqiptari i ndershëm ka mbetur vetëm dhe beteja jonë e madhe s’është vetëm sabotimi i zgjedhjeve,” u shpreh Dash Shehi.

Ndoka: Të vendosur për zgjedhje të lira pa Ramën kryeministër

Pas takimit të opozitës ku u firmos koalicioni i bashkëpunimit midis tyre ka folur edhe kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka:

“Sapo firmosëm marrëveshjen me Partinë Demokratike, në kuadër të opozitës të bashkuar.  Ndajmë me PD të njëjtat vlera politike, aderojmë në të njëjtin grupim të Partive Popullore, të ndërtuar mbi frymën e kristiandemokratëve evropianë”.

“Në këtë sens jemi në një familje politkke evropiane. Ky është një moment i rëndësishëem për ne, për faktin se tashmë kemi të përcaktuar një datë të zgjedhjeve nga presidenti. 30 qershori për politikën shqiptare është një moment i rëndësishëm, për faktin se ose do të triumfojnë vlerat reale të demokracisë, që mazhoranca të kuptojë se rregullat e lojës vendosen nga dy palë”.

“Ballafaqimi politik është i rëndësishëm. Falenderova zotin Basha dhe PD-në për faktin se ka ruajtur mozaikun e vlerave të përfaqësimit tek e djathta shqiptare. Sot Rama ndodhet i vetmuar. Ky është një moment i paprecedentë, sistemi është në agoni. Ndryshe nga e majta e çoroditur, sot Basha po ndërton ekipin kombëtar si mund ta quaj, me vlerat e veta, pa i blerë lojtarët si zoti Rama.

Përkundrazi, jemi bërë pjesë e ekipit me vlerat tona programore. Opozita është e plotësuar nga partitë nga e majta e qendrës e deri tek e djathta. I bëj thirrje zotit Rama ta kuptojë realitetin e politikës e se nuk mund të zhvillohen zgjedhje pa opozitën. Opozita në këtë rast është garancia e këtij sistemi. Jemi më të vendosur se asnjëherë që të zhvillojmë zgjedhje të lira e të barabarta pa Ramën kryeministër”, tha Noka.

Kujtojme që kjo marrëveshje përbëhet nga 10 pika dhe është nënshkruar nga kryetarët e disa partive brenda koalicionit opozitar, mes tyre Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, PBDNJ, PAA, PDK dhe PDIU.

Ky koalicion synon krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet.

Artikulli paraprak11 maji, fundi i perandorisë oligarke të Tiranës
Artikulli tjetërDule: Edi Rama çdo sekondë që rri më tepër në pushtet është një kosto për jetën tonë