Dash Shehi: Ky zotëria që duam të pëzëmë është e keqja më e madhe që na ka rënë në 30 vjet

Deputeti Dashamir Shehi u shpreh gjatë fjalës së tij para mijëra e mijëra protestuesve, se, ne nuk jemi mrekullia, nuk jemi pa huqe, por të keqe më të madhe se kjo nuk i kishte rënë Shqipërisë.
“Ky zotëria që duam të pëzëmë është e keqja më e madhe që na ka rënë në 30 vjet. Nuk jemi mrekullia ne, nuk jemi pa huqe, por të keqe më të madhe se kjo nuk i kishte rënë Shqipërisë.
Ky njeri që bredh poshtë e përpjetë Shqipërisë dhe hedh helm kundër shqiptarëve dhe pretendon se do na bashkojë me Kosovën, ky do të ndajë edhe Shqipërinë nëse e lëmë. Por nuk do ta lëmë. Është rrugë e gjatë dhe e vështirë po nuk kemi rrugë tjetër. Nuk na ka lanë shteg tjetër përveç protestës së rrugës. Do të vijë dita që do t’i kthehemi asaj salle, por do t’i kthehemi si burrat!”

Artikulli paraprakPërse djegim sot mandatet
Artikulli tjetërE paprecedentë! Me lepurin në bark, Rama fik antenat e kompanive celulare