Dash Shehi në protestën e artistëve: “Rama mund të vijë t’u marrë shtëpinë dhe të thotë se do ta bëj kullë”

Deputeti Dashamir Shehu ka dalë nga Kuvendi dhe ka hyrë në mesin e protestuesve që po lëshojnë thirrje në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.
Duke folur para protestuesve Shehu tha se, kjo është një strategji e PS-së që të lodheni dhe ju sepse vapë.
“Dashamirës të Teatrit, dashamirës të këtij qyteti. Ne ju falënderojmë për rezistencën që keni bërë, fatkeqësisht debati nuk ka filluar akoma.
Kjo është një strategji e PS-së që të lodheni dhe ju, sepse vapë është.
Ne ju falënderojmë që keni ardhur. Kjo është lëvizja më e madhe civile që është bërë në Shqipëri.
Deri më sot njerëzit kanë dalë për interesat e tyre, për rrogat, por për herë të parë po dalin për artin kulturën qytetin, urbanistikën, që në mendjen e shqiptarit kanë qenë të largëta deri dje, ndaj ne ju falënderojmë për kontributin që keni bërë.
Do të mbahet mend gjatë kjo që keni bërë.
Ata do bëjnë ç’të munden për paratë e tyre, ne do të bëjmë ç’të mundim për idealin dhe larinë”, u shpreh Shehi.
Një ditë më parë Shehi deklaroi se,“nuk do ta votojmë projektligjin për shembjen e Teatrit dhe ngritjen e kullave”. Duke akuzuar ashër qeverinë dhe në mënyrë të veçantë kreun e qeverisë Shehi tha se, “nuk do të ndodhë ndonjë hata e madhe, ne do të denoncojmë një aferë korruptive brenda parlamentit dhe do të protestojmë jashtë parlamentit për ti kujtuar shqiptarëve që nëse do të vazhdojnë të durojnë këtë dhunë, nuk është çudi që ky me gjithë bandën e vetë të vijë t’i marrë shtëpinë dhe t’i thotë që kjo është e imja se do ta bëj kullë”, tha ai.

Artikulli paraprakBerisha: Në Parlament po konsumohet një krim i shëmtuar nga mafia qeveritare
Artikulli tjetërKrimet e Rënda prova të reja ndaj Tahirit, kërkojnë rikthimin e tij në burg