Dash Shehi: Platformë për marëveshje politike për një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira

Ish-deputeti Dashamir Shehi është shprehur nga Ishmi se janë gati për një marrëveshje politike për një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira.

“Jemi gati për një marrëveshje me kushte. Po përgatisim një platformë për të hyrë në bisedime”, deklaroi Shehi, i cili ka treguar disa nga pikat e platformës së opozitës.

“Duhen ndryshime kushtetuese, për të evituar krizat. Duhen rregulluar deformimet në sistemin e drejtësisë. Duhet të bëhen ndryshime në kodin zgjedhor”, ka theksuar Shehi.

Nga ana tjetër ai është shprehur se qëllimi i platformës është një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira.

Exit mobile version