Dash Shehi: Rama sillet si rrugaç! Sot iu përgjigj me bojë, por do t’i vijë dita kur t’i përgjigjet edhe me…

Deputeti i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “Të PaEkspozuarit” në News 24 u shpreh se Rama Ky është një rrugaç që po e shet Shqipërinë, sot iu përgjigj me bojë, por do t’i vijë dita kur t’i përgjigjet edhe me gjëra të tjera…
“Ky njeri, kryeministri e ka tepru aq shumë. Ky njeri nuk është koshient që përfaqëson jo vetëm veten e tij për të gjithë institucionin.
Ti i gjete emrin e lezetshëm, bulizmi. Ky s’do t’ia dijë fare se përfaqëson institucionet. Kur përgjigjen ia japin personale ai e quan rrugaçëri, sepse ka disa roje pas. Ky është një rrugaç që po i them po e shet Shqipërinë tek Turqia, ndërsa mua më thotë ha planc e pi raki.
Sot iu përgjigj me bojë, por do t’i vijë dita kur t’i përgjigjet edhe me gjëra të tjera. Aty duhet të vetëpërmbahemi. E vetmja dhimbje ishte për miqtë maqedonas, që ishin në shtetin mëmë. Ai është burracak”, u shpreh Shehi.

shehi2

Exit mobile version